BALLINA

Foto Galeria

Fotografi të ndryshme në teren 

Video

Video të ndryshme në teren 

APLIKIMI ONLINE

APLIKIMI ONLINE

  • Mos ndezni Zjarre

    15_00000
    Agjencia e Pyjeve të Kosovës bënë thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret
    Prishtinë, 08 prill 2020 – Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbrojnë pyjet nga zjarret në gjithë vendin. Kjo thirrje vjen, pasi që në situatën e krijuar në vend kundër pandemisë COVID-19, është shfaqur numër i madh i zjarreve të përmasave shqetësuese gjithandej në Kosovë, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe të pyllëzuara viteve të fundit.
    Agjencia Pyjore e Kosovës apelon po ashtu te të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të APK-së, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës për koordinim të veprimeve dhe të resurseve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve dhe për mobilizim në shuarjen e tyre.
    APK-ja apelon veçanërisht për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve që të përcjellin aktivisht situatën dhe të identifikojnë keqbërësit, si dhe të japin informata me kohë në organet e rendit, për personat që i shkaktojnë zjarret. Ndaj të gjithë shkaktarëve të zjarreve duhet të ndërmerren masa konform ligjeve në fuqi.
    Ju lutemi, kujdes dhe mos ndizni zjarret! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare, dhe nga të cilat varet jeta jonë!
  • Intervistë me Kryshefin e APK

    Intervistë për RTV 21 e Kryeshefit Ekzekutiv të APK-së Ahmet Zejnullahu lidhur me zjarrët pyjore të paraqitura kohën e fundit

  • Dita Botërore e Mjedisit

    Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Pyjore të Kosovës Ahmet Zejnullahu, dje me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit bashkë me stafin e tij vizitoj sipërfaqet e pyllëzuara nga APK në Regjionin e Ferizajit përkatsisht në Komunën e Shtërpces.
Llogo Apk

APK-ja është përgjegjëse për çështjet e ndërlidhura me rregullimin e pyjeve dhe tokave pyjore, administrimin dhe menaxhimin e tokave pyjore publike dhe pyjeve në Parqet Nacionale në Kosovë, përveç atyre çështjeve që ligji në mënyrë të veçantë i cakton ndonjë autoritet tjetër të Qeverisë.